Home Aktualitet Rakipi debat ...

Rakipi debat me Shabanin në emisionin “Të Paekspozuarit”: Berisha mori 500 mijë vota, ti çfarë more që na flet si analist?

52
0

Kryetari i “Nisma Thurje”, Endri Shabani, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Mes Shabanit dhe Ylli Rakipit pati një debat me faktin që Shabani kritikon opozitën e Sali Berishës edhe pse ajo ka arritur të marrë një numër të konsiderueshëm votash.

Pjesë nga debati:

Endri Shabani: Dhuna është mungesë force. Ne biem dakord për problemin. Nëse themi se nuk ka shpresë, SPAK është instrument në dorën e Ramës, po i themi njerëzve që nuk ka shpresë.

Andi Bushati: Nuk ka mo. Pse ku ka te SPAK-u? SPAK merret me Belerin…

Endri Shabani: Mirë ka bërë që është marrë me Belerin, me Ramën, etj.

Andi Bushati: Me Ramën nuk është marrë, më vjen keq…

Endri Shabani: Është marrë sepse i ka shkuar në kabinet, ke ish zv.kryeministrin.

Andi Bushati: Pra SPAK-u po punon mirë?

Endri Shabani: Këtu nuk është ndëshkuar askush. Megjithëse ka vota që shiten dhe blihen, pjesëmarrja në zgjedhje ishte 40%. Pra ka pjesë të elektoratit që…

Andi Bushati: Sapo thatë që njerëzit nuk kanë dalë në votime sepse nuk besojnë në këtë klasë poltiike. Pra mungesa e besimit është një vullnet i lirë. Por, di plotë njerëz që nuk kanë dalë sepse u kanë dhënë lek për të dorëzuar kartën id, apo patronazhisti i ka thënë rri në shtëpi sepse nuk merr kempin. Sa e kemi këtë numër?

Endri Shabani: Sa njerëz ke ti që thonë nuk kam shkuar të votojë?

Ylli Rakipi: Zotëri, Berisha del pa logo, që ia morën dhe fiton 500 mijë vota. Po ti çfarë merr? Sa vote more ti? Se ti po flet këtu si analist dhe jo si politikan.

Endri Shabani: Saliu duke të pasur ty, duke pasur të gjithë mediat…

Ylli Rakipi: Mua?

Endri Shabani: Berisha ka marrë personalisht më pak vota se unë, personalisht ka më pak vota.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit