Home POLITIKE Rama: Do të k...

Rama: Do të kemi robotë për ndërhyrjet kirurgjikale! Porosia nga mjeku: Aman rrogat!

19
0

Pas zhvillimeve nga SPAK-u në lidhje me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore, këtë të martë, kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të procesit të sterilizimit në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, ka theksuar se vitin që vjen do të vijë roboti në Shqipëri, për kryerjen e vaskirurgjive ose kirurgjisë laparoskopike në sallat e operacioneve.

Rama: Jo jo, tek roboti po themi. Jemi duke punuar në këtë pjesë dhe besoj që vitin tjetër do të sjellim robotët. Ne po përgatitemi që t’i sjellim, por duhet të dini diçka që ndërhyrja kirurgjikale me robot nuk është diçka shumë e hershme në Evropë. Është shumë e re.

Mjeku: Ne kemi edhe moshën e tillë që nuk mund të sigurojmë…

Rama: Do ta kapësh robotin. Instrumentat këtu janë gati për në sallë?

Mjekët: Po po.

Rama: Kur erdhën pajisjet e para kam marrë një gërshërë unë këtu, por ka një prerje që… Po bëjeni një stendë këtu në mur, me këto pajisjet (relike të përdorura më herët për kryerjen e kirurgjive).

Mjekja: Po e kemi menduar.

Rama: Këto kazanat na i jepni ne t’i çojmë në parlament.

Mjekët e përcollën kryeministrin me një merak, rritjen e rrogave për bluzat e bardha.

“Aman mos harro rritjen e rrogave”,-i tha një prej mjekëve kreut të qeverisë teksa po i jepte dorën në fund të inspektimit. Koment ky, të cilin Rama e pasoi duke theksuar se: “Po jo more, çfarë është kjo. Rritja e rrogave vazhdon. Ku do të shkojmë ne pa atë, e kemi thënë. Ne do ta bëjmë rrogën për mjekët dhe infermierët që po ta llogarisësh çfarë ngel në fund, të ngelet sa në Gjermani. Sepse ata e kanë më të lartë, por ndërkohë taksat, sigurimet, këto e ato, bëjnë të vetën. Është punë e bërë kjo, nuk diskutohet”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit