Home Aktualitet Rama për inve...

Rama për investimin e dhëndrit të Trump në Sazan: Ishulli kthehet në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit në Mesdhe

2155
0

Shqipëria me në fund po kërkohet nga kompani dhe investitorë të nivelit botëror për turizmin.

Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, konfirmoi të premten se është afër finalizimit të disa marrëveshjeve të mëdha për pronat e paluajtshme në Shqipëri dhe Serbi.

Kompania e Kushner, Affinity Partners, është në bisedime të avancuara me dy vendet e Ballkanit për investime në prona turistike me vlerë mbi 1 miliard dollarë.

Kushner, i cili ishte një zyrtar i lartë në Shtëpinë e Bardhë, i tha Bloomberg News në një intervistë se firma e tij me qendër në Miami synon të transformojë ishullin më të madh të Shqipërisë, Sazanin, në Detin Mesdhe, në një destinacion luksoz për turistët.

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për herë të parë edhe mbi projektin e paraqitur nga dhëndri i ish-Presidentit Trump lidhur me investimin e rreth 1 miliardë dollarë në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec.

Teksa i drejtohej asamblesë socialiste, ai tha se ishulli ku do të investojë një nga firmat më prestigjoze të hotelerisë në botë, kthehet në një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe.

Edi Rama tha: Këto ditë Jared Kushner, një sipërmarrës i madh amerikan dhe dhëndri i ish-Presidentit Trump shpalli publikisht ambicien për të investuar në dy sipërmarrje të mëdha në Shqipëri. Po ata që deri dje na tregonin Malin e Zi dhe Maqedoninë si shembuj të paarritshëm për zhvillimet në turizëm dhe investimet e huaja direkte, sot flasin për rrezikun që i kanoset Sazanit nga kthimi në një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe. Delirojnë për rrezikun e shkatërrimit të një parku kombëtar imagjinar, të një zone të mbrojtur që e mbrojtur nuk ka qenë kurrë përveçse nga ushtarët e Enver Hoxhës që prisnin me dylbi zbarkimin e flotës së shtatë amerikane në Shqipëri dhe zbulojnë pastaj me rregull treshi se si doli në dritë arsyeja e errët për ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura. Hija e ish-Presidentit amerikan dhe frika provinciale në fakt nga zemërimi i tij, ju kujtohet si thoshin atëherë për mua kur u zgjodh, po ja ku jam këtu sot, i pengon ata më gojështhururit që t’i bashkëngjiten këtyre zërave dhe të shohin rrufetë e akuzave dhe të shpifjeve në këtë rast, për mua djalin e paudhë që doli nga thesi i parave të Soros që kam hyrë në një mega aferë korruptive për djalin për shpirt të armikut më të betuar të Soros.

E vërteta që ka rëndësi në këtë mes nuk është se sa pa lidhje janë këto alarme për rrezikun që i kanoset natyrës shqiptare nga ndryshimet e ligjit të zonave të mbrojtura apo nga zbarkimi në Sazan i firmës më prestigjoze të hotelerisë në botë, e cila ka ndërtuar një dyzinë strukturash në zonat përrallore të UNESCO-s, në Azi dhe Lindjen e Mesme. E vërteta që ka rëndësi në këtë mes është që Shqipëria kampione e turizmit në rajon në 2030 nuk është një slogan për të ushqyer iluzionin e një të nesërme të ndritur, por një projekt gjeopolitik dhe ekonomik që po formësohet me plane dhe masa konkrete që krijojnë hapësirën e mundur për këtë zhvillim historik.

Sipas Bloomberg News, kompania e investimeve e Kushner me qendër në Miami planifikon të transformojë ishullin e Sazanit, i përdorur më parë vetëm si bazë ushtarake, në një eko-resort luksoz nën markën Aman.

Ai tha për Bloomberg, “Ishulli i Sazanit është një nga linjat bregdetare më të paprekura dhe unike që kam parë kudo në botë”.

Kjo që po ndodh me Sazanin është një perlë, një gjë e cila e fut Shqipërinë në pjacen e lartë të turizmit botëror.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit