Home Aktualitet Kryeministri ...

Kryeministri interviston mjekët që e operuan në QSUT (VIDEO)

618
0

Në episodin e radhës të Podcast-it të tij, Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me mjekët që e operuan disa ditë më parë në QSUT.

“Jam këtu me pesë burra që më hynë në trup”, thotë Rama për mjekët Arben Gjata, Arben Beqiri, Dritan Rehovica, Krenar Lilaj dhe Saimir Kuçi.

Pjesë nga intervista:

Kryeministri Rama: Për një person të vetëm, privilegj, për pozicionin që kam, apo është një praktikë që është e ngjashme edhe për njerëzit e zakonshëm?

Mjeku Arben Beqiri: Sëmundjet janë të ndryshme por pacientët janë njësoj.

Rama: Përpara se të largoheshit erdhët te shtrati dhe më dhatë dorën, më thatë se ne kemi operuar shumë ministra, figura të larta publike por fatkeqëesisht deri më sot vetëm në spitale private.

Mjeku Arben Beqiri: Fakti që ju zgjodhët sistemin publik shqiptar, ndër të tjera zgjodhët kirurgë që përfaqësojnë një forcë tjetër politike, tregon se kjo është një pjesë e emancipimit dhe rritjes së besimit.

Mjeku Arben Gjata: Jo më pak se para disa muajsh, një miku ynë amerikan që ka ardhur në Shqipëri që nga ’91, Mark Johnson, gastroenterologu personal i Bill Clinton dhe George W. Bush tha se jam shumë i emocionuar sepse mbaj mend spitalin e vjetër ku gjëmonin edhe minjtë me fshesë edhe kur hyri në sallë tha se nuk e di se çfarë të them. Tha “Po ta them edhe me zë të ulët se standardet i keni njësoj”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit