Home Aktualitet Rama, lideri ...

Rama, lideri më popullor në Europë

2095
0

Nga: Redjon Shtylla

Në epokën e rrjeteve sociale ku rivaliteti jehon kudo, është një pushtet që politika jonë nuk e njeh, përveç kryeministrit Edi Rama. Takimi dhe biseda e shkurtër me presidentin e SHBA-së, Joe Biden në Samitin e NATO-s këtë të mërkurë në Madrid, u duk sikur ishte vetëm kreu i qeverisë shqiptare ai që e takoi.

Në faqen e facebook-ut të Ramës, u postua një video nga momenti kur shefi i qeverisë shqiptare i afrohet krah presidentit Biden dhe më pas i komunikon diçka, sikurisht që këto çaste nuk do ti iknin kaq lehtë. Duke e prekur në kurriz, Rama i mori vëmendjen Biden, dhe më pas t’i thotë diçka, që në fakt e ka befasuar presidentin e SHBA-së.

Pozicionimi në foton zyrtare të Samitit, Rama shihet në rrjeshtin e parë krah kryeministrit të Spanjës, sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s dhe presidentit Joe Biden, e kanë shndërruar figurën e Edi Ramës, në një politikan të rëndësishëm te tavolinat e mëdha ndërkombëtare.

Edhe gjuha e përdorur pas Samitit të Bashkimit Europian në Bruksel pak ditë më parë, e veshi Ramën me kostumin e një lideri popullor në Europë. Me qindra lajme dhe artikuj shkruhen në mediat e huaja për kryeministrin shqiptar. Nga 1 qershori, Shqipëria mori presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB, dhe Shqipëria në 4 muaj të luftës ruse në Ukrainë, është një nga vendet që ka propozuar sanksione kundër Kremlinit dhe vizita e Ramës në Ukrainë, githashtu mori shumë vëmendje.

Një çmim të madh Rama e mori këtë vit, atë të lidershipit global për çështjen e afganëve, që u strehuan në Shqipëri, dhe vendi hapi dyert për qindra qytetarë që ikën nga lufta.

Referuar të dhënave të popullaritetit dhe interaktivitetit në facebook për vitin 2020, Edi Rama është politikani i katërt më i ndjekur në Europë, duke lënë pas liderë vendesh të fuqishme.

Me mirë apo keqqeverisjen, Edi Rama mund të cilësohet pa frikë si lideri më popullor në Europë, ku pas fitores së mandatit të tretë qeverisës, e kemi parë kudo nëpër Samite, takime dhe në institucionet më të fuqishme dhe të rëndësishme të botës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit