Home Aktualitet Rama në Kiev:...

Rama në Kiev: Gati të rindërtojmë një bllok banesash në Irpin, në mënyrë ballkanike pa burokraci

779
0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe homologu shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç po qëndrojnë në Kiev, ku edhe mbajnën një konferencë shtypi me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Në fjalën e tij, Rama shprehu gadishmërinë për të ndërtuar një bllok banesash në Irpin, kjo në mënyrë ballkanike pa burokraci. Ai tha edhe se Shqipëria si vend anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do të ngrejë zërin për shqetësimet e Ukrainës.

”Jam mirënjohës për mikpritjen bujare dhe dëshirën për të ndarë me ne një pjesë mjaft të vogël të realitetit që me kemi parë përmes fotove. Sot patëm mundësinë të shohim nga shumë pranë Irpinin. Jam i lumtur që ratë dakord me propozimin tonë për të bashkuar përpjekjet, dhe për të ndërtuar një bllok banesash për familjet dhe fëmijët. BE-ja dhe shumë të tjerë janë pjesë e kësaj përpjekje, por le ta bëjmë në mënyrën ballkanike pa burokraci dhe të jemi të parët që e bëjmë këtë gjë, e kjo ndoshta do të përshpejtojë përpjekjet e të tjerave. Si edhe të kërkesës suaj në emër të popullit ukrainas që BE ti japë Ukrainës statusin e vendit kandidat”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë rivalë në rrugën drejt Bashkimit Europian. ”Vendet tona nuk janë rivalë në këtë rrugëtim, duhet të bëhemi pjesë e BE-së në mënyrë të barabartë. Do të miratojmë vendime, falenderoj kryeministrat për deklaratën e përbashkët që miratuam sot”.

Po ashtu Rama tha se Ballkani Perëndimor është me Ukrainën, përfshi Kosovën, vend i cili nuk njihet ende nga Ukraina. “Ballkani Perëndimor ka 5 vende në OKB. Të gjithë këto vende janë rreshtuar përkrah Ukrainës, pavarësisht marrëdhënieve që kanë me të apo fesë. Ka një vend të gjashtë, që Ukraina nuk e ka njohur ende. Ky vend është Kosova. Pavarësisht kësaj, Kosova po bën të njëjtën gjë që po bëjnë të gjithë: sanksione ndaj Rusisë dhe mbështetje të plotë ndaj Ukrainës”. Nuk dihet ende se çfarë qëndrimi do të mbajë Presidenti Zelensky për Kosovën, nëse do ta njohi pavarësinë e saj.

Kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se ata do ta ndihmojë Ukrainën me mundësitë që kanë. Abazoviç i përcolli mesazhin Zelenskyt se Mali i Zi mbështet fuqishëm integrimin e Ukrainës në BE dhe se është i gatshëm të mbështesë vendin si ushtarakisht ashtu edhe financiarisht. Abazoviç po ashtu theksoi se në Mal të Zi janë 10 mijë refugjatë nga Ukraina, që në fakt përbën gati 1% të popullsisë së vendit dhe se shteti po përpiqet t’i ndihmojë ata.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit