Home Aktualitet Ramën apo Bas...

Ramën apo Bashën? Ja kë pëlqejnë më shumë qytetarët si udhëheqës

292
0

Kryeministri Edi Rama vijon të jetë udhëheqësi më i pëlqyer nga shqiptarët. Në fillim të mandatit të tretë të tij si kryeministër, rreth 43% e qytetarëve kanë mendim pozitiv për të, ndërsa 55% mendojnë negativisht. Ky është rezultati i vrojtimit të Barometrit të ”Euronews” për matjen e pëlqyeshmërisë së gjashtë udhëheqësve kryesorë politikë të vendit, Edi Rama, Erion Veliaj, Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika kryemadhi.

Pëlqyeshmëria për Ramën ka qenë e qëndrueshme që nga janari i këtij viti, kur Barometri filloi të hulumtonte pëlqimin ndaj politikanëve kryesorë në vend. Rama pasohet në pëlqyeshmëri nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili gëzon mendim të mirë tek 39% e shqiptarëve dhe negative tek thuajse 58% e tyre.

Barometri zbulon se shqiptarët i shohin më negativisht udhëheqësit e opozitës. Mendimin më të mirë mes tyre e gëzon ish-Kryeministri Sali Berisha me rreth 28% pëlqyeshëmri, pasuar nga kryedemokrati Basha (19,6%), Presidenti Ilir Meta (7,2%) dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Vrojtimi është kryer për Euronews Albania, nga MRB dhe Data Centrum, në shkallë vendi, në periudhën 20-29 tetor 2021.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit