Home Aktualitet Raporti për O...

Raporti për Olta Xhaçkën/Bardhi: 48 orë sa të kuptojnë e ka lëshuar apo jo Rama

47
0

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e mandatit të deputetes dhe ish-ministres së PS-së Olta Xhaçka. Gjatë mbledhjes të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve që u mbajt këtë të hënë, deputetja e PS-së Klodita Bushka kërkoi që duke u bazuar në diskutimet që u bënë gjatë mbledhjes, të vendoset në seancë plenare nëse Gjykata Kushtetuese duhet të marrë në shqyrtim çështjen nëse Olta Xhaçkës duhet t’i hiqet ose jo mandati i deputetes.

Nikolla: Unë them ta mbyllim mbledhjen. Çështja do të çohet për votim në seancë plenare.

Bardhi: Nuk mund të talleni as me parlamentin as opozitën. U thamë ta dërgojmë në seancë plenare. Këmbëngulët që të mblidhet këshilli i mandateve. Kush është konkluzioni i kësaj mbledhjeje.

Çfarë do i propozojmë seancës plenare.

Nikolla: Do i propozojmë raportin që do më paraqisni brenda të mërkurës.

Bardhi: Kush cili është qëndrimi juaj apo nuk keni marrë akoma telefonatën nga Edi Rama çfarë do të bëni me mandatin. Për çfarë u mblodhëm sot?

Bushka: Në bazë të nenit 70 të Kushtetutës do i dërgohet raporti i këshillit të mandative seancës plenare për të vendosur në lidhje me dërgimin e cështjes në Gjykatën Kushtetuese. Do i propozojmë seancës plenare për të vendosur nëse do e cojë në Gjykatë Kushtetuese

Bardhi: Pra i duhen dhe 48 orë sa të kuptojnë, nëse Xhaçkën e ka lëshuar apo jo Edi Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit