Home POLITIKE Raundi i fund...

Raundi i fundit për Presidentin që kërkon 84 vota, sot shanci i fundit që PD të dorëzojë emrat

151
0

Partia Demokratike sot ka shancin e fundit që t’i “imponohet” PS-së që Presidenti i ri të dalë nga propozimet e tyre. Raundi i tretë është edhe i fundit ku duhen 84 vota për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Në raundin e katërt, socialistët kanë paralajmëruar se do t’i japin shqiptarëve një president, pasi i kanë 71 votat që i duhen.

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka akuzuar PS-së se kanë prishur marrëveshjen, referuar këtu draftit të tij ku në një nga pikat parashikonte që emri i ri i presidentit të shkonte në Kuvend me firmat e përbashkët të demokratëve dhe socialistëve.

Kurse kreu i grupit socialist, Taulant Balla tha se s’kanë pranuar një pikë të tillë dhe se një opozita nuk do i hiqte kurrë të drejtën mazhorancës që të propozonin një emër.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit