Home Bota Reagime për v...

Reagime për vrasjen e 500 civilëve në Gaza – Ishte strehë për mijëra njerëz!

38
0

Ka shkaktuar reagime të ashpra shpërthimi vdekjeprurës në një spital në Rripin e Gazës.

Mjekët të cilët ishin dëshmitarë të shpërthimit fatal për rreth 500 persona, thonë se në këtë zonë strehoheshin mijëra civilë, ndërsa në momentin kur ndodhi sulmi nuk pati kurrfarë paralajmërimi, shkruan Alsat.

“Nuk kishte asnjë paralajmërim paraprak përpara se të shënjestrohej spitali. Këtu kishte më shumë se 3000 njerëz, për të cilët ky vend ishte një strehë e sigurt. I themi të gjithë njerëzve të lirë të botës Pse mbyllni sytë dhe veshët përballë vrasjes së fëmijëve të pafajshëm? Pse të qëndroni neutral? Flisni për masakrën që ndodhi me rreth 500 njerëz të vrarë”, tha Mohamed Al-Naqa, mjek në spitalin al-Ahli…

“Ne ishim ulur këtu dhe papritmas pati një shpërthim. Xhami u thye mbi ne. Shumë njerëz vdiqën”, u shpreh Hamdun Barhi.

“Kemi ardhur këtu se po bombardohej lagjja jonë. Djali im ka lëndime të shumta. Ka 70 qepje në kokë. Nuk di çfarë të bëj”, tha një i mbijetuar.

Shtetet arabe në Kombet e Bashkuara janë bërë bashkë për të kërkuar një armëpushim të menjëhershëm, pas shpërthimit në spitalin në Gaza. Ambasadori palestinez në OKB, tha se anëtarët e Grupit Arab “janë të zemëruar nga kjo masakër” dhe po ashtu janë të bashkuar në kërkesën për dërgimin e menjëhershëm të ndihmave humanitare dhe parandalimit “të zhvendosjes me dhunë” të palestinezëve.

Edhe sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se është i tmerruar nga vdekjet në spitale.

“Jam i tmerruar nga vrasja e qindra njerëzve në spitalin al-Ahli në Gaza nga një shpërthim të cilin e dënova. Unë bëj thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar për të siguruar kohë dhe hapësirë të mjaftueshme për të ndihmuar në realizimin e dy thirrjeve të mia dhe për të lehtësuar vuajtjet epike njerëzore që po i shohim”, theksoi Antonio Guterres, Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së.

Protestat mbërthyen shumë vende të botës pas sulmit në spitalin në Gaza. Zemërimi bëri që presidentit amerikan t’i anulohej vizita në Jordani, ku Mbreti Abdullah II kishte planifikuar të ishte nikoqir i një takimi me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, dhe presidentit egjiptian, Abdel Fattah el-Sissi.

Por, Abas u tërhoq nga takimi në shenjë proteste dhe më pas samiti u anulua. Zyrtarët e Hamasit thanë se spitali në Gaza u bombardua nga forcat izraelite, ndërsa Izraeli pretendon se ndërtesa u godit nga një raketë e lëshuar nga militantët e Hamasit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit