Emocionet e Champions League mbrëmjen e sotme spostohen në “Santiago Bernabeo”, atje ku do të jetë një betejë e vërtetë mes Real Madridit dhe Bayernit, teksa akti i parë mes tyre përfundoi 2-2 në “Allianz Arena”.
Një “finale” e vërtetë kualifikuese pasi gjithçka është në thelb në zero për spanjollët dhe gjermanët. Vinicius ishte një skuadër më vete në Mynih pasi Bayern dha performancën e tyre ndoshta më të mirë të sezonit, me Ancelottin që pranoi se bavarezët meritonin të fitonin.
Bavarezët do të duhet të bëjnë diçka që askush nuk e ka arritur që nga sezoni 2021-22, atëherë kur Chelsea do të triumfonte 3-2. “Los Blancos” nuk ka fituar asnjërën nga dy ndeshjet në fazën eliminatore që ka luajtur, duke marrë barazime me Leipzig dhe Manchester City.
Formacionet e mundshme
Real Madrid: Lunin, Carvajal, Rudiger, Tsëameni, Mendy, Valverde, Kroos, Kamavinga, Bellingham, Vinicius, Rodrigo.
Bayern Munich: Neuer, Kimmich, De Ligt, Dier, Mazraui, Goretzka, Leimer, Sane, Miller, Musiala, Kane.