Home Aktualitet Real Madrid s...

Real Madrid shkatërron me “poker” Barcelonën në Kupën e Mbretit, Benzema shkëlqen me tripletë (VIDEO)

858
0

Real Madrid dhuron spektakël në duelin e kthimit gjysmëfinal të Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, duke e shkatërruar në shifrat 4-0 në “Camp Nou”. Ancelotti i ka dhënë një leksion të vërtetë futbolli Xavit, i cili deri më tani kishte një ecuri shumë të mirë nga madrilenëve.

Los Blancos zhvilloi një ndeshje perfekte në “Camp Nou” ndaj Barcelonës, duke zhbllokuar ndeshjen në fundin e pjesës së parë me Vinicius Junior që do të realizonte pas një kundërsulmi perfekt.

Fillimi i pjesës së dytë ishte i jashtëzakonshëm për ekipin e Ancelottit që do të realizonte dy gola të tjerë me Karim Benzema për 8 minuta lojë. I dyti ishte me penallti pas një faulli të Kessie në zonë.

Në minutën e 81-të, Karim Benzema do të kompletonte mbrëmjen e tij magjike duke shënuar golin e tretë personal për të marrë topin në shtëpi. Reali në finalen e Kupës së Mbretit do të sfidojë Osasunën. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit