Home Aktualitet Reforma zgjed...

Reforma zgjedhore, Gjiknuri: Mirëpres nga opozita një aktivizim më të madh

47
0

Puna e Komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore do të shtrihet në dy faza për të adresuar disa gjëra më themelore, para zgjedhjeve vendore. Në një intervistë për ”Tv Klan”, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri thekson se mazhoranca mbetet e vendosur për të adresuar çështjet e ngritura nga ODIHR.

”Ekspertët kanë përgatitur draftet e para, por unë mirëpres dhe nga opozita një aktivizim më të madh sa i përket ecjes në komisionin e reformës zgjedhore. Ne kemi rënë dakord që komisionin e reformës zgjedhore mund ta shtrijmë dhe në dy faza, pra të adresojmë disa gjëra më imediate për zgjedhjet vendore dhe më pas pjesën tjetër pas zgjedhjeve vendore. Unë mirëpres nga ana e opozitës propozime që adresojnë çështje që ka ngritur ODIHR dhe ekspertët janë duke punuar. Nga ana tjetër dhe KQZ po bën një punë sa i përket votës së emigrantëve dhe aty kemi dhënë kontributet tona”, tha Gjiknuri.

Gjiknuri përsëriti dhe një kërkesë të hershme të PS që ka të bëjë me administrimin e zgjedhjeve me funksionarë teknik.

“Reforma zgjedhore mund të adresojë ato që ka thënë ODIHR për të adresuar, pasi kodi është i mirë, administrata zgjedhore ka qenë funksionale. Ajo gjë që pritet, do ishte e mirë të bëhet aplikimi i skemës së administrimit të zgjedhjeve me funksionarë teknik, jo më me komisionerë politikë. Pavarësisht se në marrëveshjen e 2020 kemi rënë dakord që dhe në zgjedhjet vendore të kemi komisionerë politikë. Por ky duhet të ishte një hap i mirë. Nëse PD apo opozita të jetë e gatshme që të gjejë kompromis në këtë drejtim, ne e pranojmë dhe para zgjedhjeve vendore”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit