Home Bota Refugjatët “f...

Refugjatët “festojnë” në kufi

47
0

Zyrtarët meksikanë dhe amerikanë ranë dakord për të mbajtur të hapura pikat kufitare, tha të enjten presidenti meksikan pasi disa kalime kryesore hekurudhore u mbyllën përkohësisht për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që mbërrinin në kufirin Meksikë-SHBA.

Marrëveshja, sipas presidentit Lopez Obrador, u arrit gjatë takimit të sotëm mes delegacionit amerikan që udhëhiqej nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken me Presidentin meksikan në kryeqytetin e Meksikës. Shtetet e Bashkuara po bëjnë presion që Meksika të ndalojë fluksin e dhjetra mijëra migrantëve që po vazhdojnë rrugëtimin nga vendet e Amerikës Qendrore dhe Jugore drejt Shteteve të Bashkuara përmes Meksikës.

Mijëra emigrantë, që synojnë të arrijnë në Shtetet e Bashkuara, i kaluan Krishtlindjet duke ecur drejt kufirit SHBA-Meksikë. Kryesisht nga Amerika Qendrore dhe Jugore, ata ishin mbledhur për muaj të tërë në Tapachula, një qytet në shtetin juglindor të Meksikës, Chiapas, pranë kufirit me Guatemalën. Kjo ishte pika e nisjes për udhëtimin e karvanit në veri.

“Këtu ka fëmijë dhe gra me lëndime në këmbë, të dehidratuara. Është e vështirë të kërkosh ëndrrën amerikane… Ajo që ne kërkojmë është që qeveria të paktën të na japë leje për të kaluar”, thotë Rosa Alegria, migrante nga El Salvadori. Karvani u nis vetëm disa ditë përpara takimit që u mbajt sot në kryeqytetin meksikan mes delegacionit amerikan që udhëhiqej nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken dhe Presidentit Lopez Obrador.  Vetëm në muajin dhjetor, rreth 10,000 emigrantë arrestoheshin çdo ditë në kufirin jugperëndimor të Shteteve të Bashkuara.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit