Home Bota Rekord infekt...

Rekord infektimesh me Covid-19, Gjermania ”mbyllet” për të pavaksinuarit

33
0

Vetëm dy muaj para Krishtlindjes, Gjermania përgatitet të kufizojë ndjeshëm jetën publike të personave të pavaksinuar, mes rritjes se pandalshme të infektimeve me Covid-19.

Kancelarja Angela Merkel tha se në rajonet ku pacientët me covid në spitale, janë 3 në 100 mijë banorë, vetëm personat e vaksinuar apo të shëruar nga koronavirusi do të jenë në gjendje të hyjnë në ambientet e mbyllura publike të tilla si restorantet dhe sallat e koncerteve. Shumica e rajoneve e kanë kaluar këtë prag.

“Nis me nivelin e shtrimeve në spitale, që siç e dini është një faktor përcaktues. Nëse i kalon 3 për 100 mijë banorë, atëherë do të nisë aplikimi i rregullave 2G që do të thotë se vetëm të vaksinuarit dhe të shëruarit nga sëmundja do të hyjnë në ambientet e brendshme publike”, tha kancelarja.

Sipas rregullave të reja, personave të vaksinuar do t’u kërkohet edhe një test negative në ambientet që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë të përhapjes së virusit. Në kafenetë dhe restorantet e Berlinit nisën të shfaqet shenjat që sinjalizojnë të ashtuquajturat rregulla 2G, ku nuk është më e mjaftueshme të tregosh një test negative.

Saksonia, rajoni i goditur më rëndë nga vala e 4, po planifikon mbylljen e kinemave, sallave të koncerteve dhe stadiumet. Landi lindor, ka nivelin më të ulët të vaksinimit në Gjermani. Mbi 65 mijë raste u shënuan në të gjithë vendin në 24 orët e fundit, shifra më lartë që prej shpërthimit të pandemisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit