Home Aktualitet RENEA zbarkon...

RENEA zbarkon në Elbasan, aksion për kapjen e Fejzullah dhe Florenc Çapjas

367
0

Florenc Çapja është kthyer nga Dubai, dhe ndodhet në Elbasan. Ky informacion i ka çuar këtë mbrëmje forcat RENEA në qytetin ku dhe jeton 40-vjeçari. Ata kanë nisur kontrolle për gjetjen e Çapjas e të babait të tij, Fejzullah Çapja, i cili sot u shpall në kërkim nga Policia e Shtetit.

Organi i akuzës arriti në këtë përfundim pasi në servisin e tij në Elbasan, në lagjen “Emin Matraxhiu” i është gjetur një makinë e llojit “Alfa Romeo”, pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më datë 18 prill 2019.

Brenda automjetit u gjetën dy targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29 qershor 2020, një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit