Home Sporti Revolucion kë...

Revolucion këtë verë tek Chelsea, 15 futbollistë pritet të largohen

221
0

Mauricio Pochettino me marrjen e drejtimit të skuadrës duket se po përgatit një revolucion të vërtet. Sipas “Daily Mail”, me ardhjen e strategut argjentinas, 15 futbollistë do të largohen gjatë kësaj vere, pasi nuk janë në planet e tij.

Vitin e kaluar Blutë e Londrës investuar 600 milionë euro, por sërish mbeten jashtë zonës së kompeticioneve europiane. Joao Felix pritet të jetë largimi i parë nga Blutë e Londrës.

“Daily Mail” shton se Pierre-Emerick Aubameyang, Hakim Ziyech, Christian Pulisic, Edouard Mendy dhe Callum Hudson-Odoi me siguri do të largohen nga “Stamford Bridge”.

Ndoshta edhe Cesar Azpilicueta, Marko Kovacic, Conor Gallagher, Trevoh Chalobah, Loftus-Cheek dhe N’Golo Kante . Mund të largohet edhe ish-lojtari i Napolit, Kalidou Koulibaly, ndërsa Denis Zakaria me siguri që do të rikthehet te Juventusi, pasi u mor në formë huazimi. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit