Home Sporti Revolucion te...

Revolucion te Chelsea, 11 futbollistë pritet të largohen në verë

177
0

Chelsea është një nga klubet që ka shpenzuar jashtëzakonisht shumë në dy merkatot e fundit. Presidenti Todd Boehly nuk është kursyer dhe deri më tani fatura shkon në 566 milionë paund.

Organika e Bluve të Londrës është pasuruar, megjithatë ajo do të shfryhet në merkaton e verës pasi sipas The Athletic nga Chelsea do të largohen plot 11 futbollistë.

Në këtë listë bëjnë pjesë edhe emra si Ngolo Kante, Pierre Emerick Aubameyang apo edhe Kovacic. Ndërkohë, lista plotësohet me Azpilicuetan, Pulisic, Loftus Cheek, Mount apo edhe të huazuarit Bakayoko, Batinelli, Baxter dhe Ampadu.

Chelsea shpreson të fitojë diçka për të mbushur arkën pas shpenzimeve të fundit ndërsa objektivi është që në skuadër të qëndrojnë vetëm ata futbollistë të cilët konsiderohen brenda projektit të trajnerit Graham Potter.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit