Home Aktualitet Rikthimi i Ba...

Rikthimi i Bashës? Salianji: Ndodh pas zgjedhjeve, është një projekt

1072
0

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka treguar më shumë në lidhje me projektin e ish-kreut të PD, Lulzim Basha. Teksa është pyetur nëse kemi të bëjmë me një tentativë të Bashës për tu rikthyer në krye të PD, ky tashmë është një projekt.

”Cilido prej drejtuesve që ka marrë përsipër që të drejtojnë pjesë ne PD, do të mbahen përgjegjës pas këtyre zgjedhjeve përpara votuesve të tyre. Një nga elementët që unë kam thënë në publik dhe që e kam kundërshtuar rikthimin e z. Berisha, ka qenë që, nuk mund të jemi me konceptimin e pronësisë së partisë.

Tani ai po pronëson atë partinë e vogël që i ka mbetur, por e mban edhe me gjykatë peng, ashtu siç po mbahet, për të kthyer kë? Për t’u rikthyer prapë dhe të vimë në shtator këtu dhe të diskutojmë rikthimin e madh të Bashës? Ky është i gjithë diskutimi që e kam thënë pothuajse një vit më parë dhe e them prapë. Pra, që të mbajmë partinë e vogël, që ta kemi këtu, që të pengojmë këta të tjerët”,-tha në një intervistë për ”A2cnn”.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit