Home Aktualitet ”Rikthi...

”Rikthimi i Trump ka provokuar ankth”, Hoti: Qëndrimi amerikan për çështjen shqiptare nuk ndryshon

148
0

Pedagogu për marrëdhëniet ndërkombëtare, Dritan Hoti thotë se Trump do të lejohet nga Gjykata e Lartë për të kandiduar, por shtoi se ecuria e procesve gjyqësore që lidhen me dokumentet e deklasifikuara apo sulmi e 6 Janarit në Kapitol do të ketë një impakt moral tek votuesit. Ai tha edhe se Trump ka shkaktuar ankth në Evropë me deklaratat e tij.

”Shqipëria ka një favor edhe nëse Trump arrin të zgjidhet president. Sërish SHBA-të do të projektojnë aleanca me ato që quhet dualiteti dhe besnikëria dhe ka vende që ka një pozitë specifike. Hapësira shqiptare në Evropën Juglindore apo polakët dhe përgjatë mandati të parë, SHBA-të përthelluan prezencën e tyre në këto vende.

Çështja shqiptare ka një pozitë specifike në këndvështrimin e politikës të jashtme amerikane dhe kjo do të vazhdojë e pandërprerë edhe nëse Trump vazhdon. Mund të ketë një tërheqje të Amerikës, gjë që nuk besoj se do të ndodhë, një lloj influence psikologjike në Serbi dhe trajta tensionimi të vazhdueshëm ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor por çështja shqiptare do të jetë në fokusin e Amerikës. Qëndrimi amerikan për shqiptarët nuk do të ndryshojë”,-tha Hoti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit