Home Aktualitet Rinia shqipta...

Rinia shqiptare me gomone për në Angli, kryepolici takon ambasadorin britanik: Luftojmë emigracionin e paligjshëm

71
0

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha sot në fjalën e saj në seancën plenare në Kuvend, se çdo ditë po ikin me gomone nga 700-1000 të rinj.

Për këtë fenomen që ka bërë edhe mediat britanike që të shkruajnë çdo ditë artikull, ka bërë që drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku të zhvillojë një takim me ambasadorin britanik në Tiranë, Alastair King-Smith.

Në fokus të takimit mbetet lufta e përbashkët kundër emigracionit të paligjshëm. Drejtori e ka siguruar ambasadorin se lufta ndaj krimit të organizuar, migracionit dhe trafiqeve të paligjshme, si dhe ndaj krimeve ndërkufitare, janë prioritete të Policisë së Shtetit, të cilat mund të përmbushen më së miri kur Policia e Shtetit gëzon mbështetjen dhe besimin e partnerëve dhe agjencive ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.

Ambasadori Alastair King-Smith theksoi se Shqipëria është partner shumë i rëndësishëm për Britaninë e Madhe, ku edhe shprehu gatishmërinë e tij për të ndihmuar Policinë për sulmin kibernetik dhe ftoi një ekip ekspertësh për krimin ekonomik dhe kriptomonedhat, për një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit