Home Aktualitet Roja ra nga p...

Roja ra nga pallati dhe vdiq, arrestohen pronari dhe administratori

77
0

Një ngjarje e rëndë është rregjistruar në Sarandë, ku Hasan Imeri, 63-vjeç, i cili punonte roje, është rrëzuar nga kati i 15-të dhe ka rënë në katin e 14-të dhe për pasojë ndërroi jetë në vend.

Policia shoqëroi administratorin ndërsa sot ka njoftuar se i ka komunikuar arrestin atij dhe pronarit të pallatit ku 63-vjeçari punonte, Mondi Reçi dhe Aleksandër Reçi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, shtetasit M. R., 47 vjeç, banues në Sarandë (administrator i pallatit) dhe A. R., 60 vjeç, banues në Tiranë (pronar i pallatit), pasi paraditen e djeshme, në lagjen nr.2, Sarandë, në një pallat 15-katësh, është rrëzuar nga lartësia, duke punuar shtetasi H. M, 63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, ka njoftuar policia e Vlorës.

Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se specialistët 2 persona janë arrestuar për dhunë në familje.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin B. M., 58 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka goditur me mjete të forta, për motive të dobëta, ish kunatën e tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin A. T., 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëjetuesen e tij”, thuhet një njoftimin e policisë Vlorë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit