Home Sporti Ronaldo: Gasp...

Ronaldo: Gasperini trajner fantastik, United ka nevojë të përmirësohet

56
0

Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të ndalet, teksa ka shënuar 4 gola në 4 ndeshje deri më tani në Champions. Pas ndeshjes së mbyllur në barazim, ka folur vetë numri 7 i Manchester United, duke mos i kursyerelozhet për kundërshtarët.

“Ishte një ndeshje e vështirë, por e di që të luash kundër Atalantës në Bergamo është gjithmonë kështu. Megjithatë, ne besuam deri në fund dhe arrita ta ndihmoj skuadrën që të merrnin 1 pikë. Jam shumë i lumtur. Ne nuk dorëzohemi kurrë, besojmë deri në minutën e fundit dhe mendoj se ky është një rezultat pozitiv për ne.

Ata kanë një trajner fantastik, dinë gjithmonë çfarë të bëjnë në çdo situatë dhe unë e di mirë këtë. U përballa me ta kur luaja për Juventusin, ishte gjithmonë një ndeshje e vështirë. Ne bëmë punën tonë, u mbrojtëm mirë dhe në fund patëm edhe pak fat, por ky është futbolli. Ne ende duhet të përmirësohemi. Kemi nevojë që të rritemi dhe të bëhemi një ekip akoma edhe më i fortë”, deklaroi portugezi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit