Home Sporti Ronaldo: Nuk ...

Ronaldo: Nuk kam ardhur për vendin e gjashtë te United, por për të fituar!

133
0

Cristiano Ronaldo nuk është nga ata futbollistë që kënaqet me pak. Kampioni portugez foli për “Sky Sports UK” për momentin që po kalon te Manchester United, duke treguar urinë e tij të zakonshme për fitore: “Për të ndërtuar gjëra të mira, ndonjëherë duhet të shkatërrosh të tjerët. Pra, pse jo? Viti i Ri, jetë e re dhe shpresoj që Manchester United të arrijë nivelin që tifozët presin. Ata e meritojnë këtë gjë.

Ndryshimet në pankinë: “Nuk ishte e lehtë. Fillimisht ishte Solskjaer, më pas Carrick, tani një trajner i ri. Është e vështirë kur ndryshon kaq shumë, është gjithmonë e vështirë. Që kur erdhi Rangnick, mendoj se jemi përmirësuar në disa aspekte, por duhet kohë. Nuk është e lehtë të ndryshosh mentalitetin e lojtarëve dhe mënyrën se si ata luajnë, kulturën, sistemin… Unë mendoj se ai do të bëjë një punë të mirë”.

Lamtumira e Solskjaer . “E kam pasur shok skuadre dhe trajner, është një person i mrekullueshëm. Kur ai u largua, të gjithë ishim të trishtuar, por është pjesë e futbollit. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, klubi duhet të ndryshojë. Isha i zhgënjyer, por i kuptoj drejtuesit. Ishte e vështirë, por jeta vazhdon”.

Ambiciet : “Unë nuk dua të jem ndër tre të parët në Premier League dhe nuk dua ta mbyllim në vendin e gjashtë, të shtatë apo të pestë. Unë jam këtu për të provuar që të fitojmë dhe të konkurrojmë. Ne mund të ndryshojmë rrugëtimin, unë e di se si, por nuk është korrekte që ta them”.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit