Home Sporti Ronaldo ose I...

Ronaldo ose Italia jashtë Botërorit, Fernando Santos: Ka anë pozitive

184
0

Sot u hodh shorti i fazës ”Play-Off” për ekipet që kërkojnë biletat e fundit për trenin e Botërorit të futbollit, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Katar. Portugalia do të jetë një rival i mundshëm i Italisë, pasi skuadrat mund të ndeshen në finalen e minigrupit nëse kalojnë përkatësisht Turqinë dhe Maqedoninë e Veriut. Trajneri Fernando Santos sheh edhe anën pozitive në këtë short të vështirë.

“Pas shortit dëgjova Roberto Mançinin që tha “nëse fitojmë me Maqedoninë do të luajmë me Portugalinë ose Turqinë”. Ndaj së pari duhet të mundim Turqinë, kjo është ndeshja më e rëndësishme. Pas kësaj, të mendojmë për fitoren në fund.

Ndeshje në shtëpi? Shorti është short. Nuk duhet të mendojmë për fatin tonë. Ka anë pozitive në këtë short, si të luajmë në shtëpi ndeshjen e parë dhe pastaj në finale të jemi përsëri në shtëpinë tonë.

Është e rëndësishme të luajmë në shtëpinë tonë pasi evitojmë udhëtimet e jo vetëm sepse na lejon të luajmë para tifozëve tanë. Në atë fazë të sezonit, udhëtimi është gjithashtu një faktor i rëndësishëm”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit