Home Aktualitet Rrëfimi i të ...

Rrëfimi i të riut që i mbijetoi aksidentit në Kroaci: Ne që ishim lart shpëtuam, ata poshtë … ishte masakër e vërtetë

45
0

14 personat që shpëtuan pa lëndime nga aksidenti i sotëm në Kroaci, i ka kapluar heshtja. Ata kanë lajmëruar familjet e tyre në Kosovë dhe në Gjermani që kanë shpëtuar.

Shoku që ka goditur pasagjerët që i shpëtuan këtij aksidenti dhe trauma psiqike, do të jetë në mendjen e tyre për të gjithë jetën dhe e vështirë për t’u shpjeguar. Duke ngrënë ushqim dhe i përlotur, një i ri që udhëtonte i vetëm në autobusin e aksidentuar foli për aksidentin.

“Ne që ishim në pjesën e sipërme të autobusit nuk pësuam lëndime, por ata që ishin poshtë … ishte një masakër e vërtetë. Pothuajse të gjithë pasagjerët ishin duke fjetur në orën 6 të mëngjesit. Ende nuk e kam të qartë se si një tragjedi kaq e madhe mund të ndodhte.

Gjëja e parë që mbaj mend pasi u zgjova nga rrotullimi, ishte mendimi se jemi rrotulluar por se nuk ishte ndonjë aksident i madh. Në ato moment, nuk e mendoja se mund të ishte diçka shumë tragjike, por ja që ishte. Ne ndihmuam që të nxirreshin trupat e pajetë nga autobusi. Gjeta edhe mundësinë të lajmëroj familjen, të gjithë ishin të gëzuar”, ka deklaruar për SBplus, Fidan Hajdari, i riu i cili jeton dhe punon në Gjermani.

Ai ka falënderuar policinë kroate dhe stafin profesional mjekësor për gjithçka që kanë bërë për të ndihmuar të aksidentuarit.

J.G./SBplus

J.G./SBplus

J.G./SBplus

J.G./SBplus

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit