Home Aktualitet Rrëfimi nga A...

Rrëfimi nga Ahmetaj, Korreshi: Sot Rama duhet të kishte dhënë dorëheqje! SPAK ma ka ulur besimin në dy raste

73
0

Nisur nga rrëfimi me akuza të forta nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, deputeti i PD-së, Saimir Korreshi tha se në një vend normal, kreu i qeverisë duhet të kishte dhenë sot dorëheqje.

”Duke qenë se mocioni i turpit është ngrënë me bukë prej 33 vitesh, në çdo vend të botës, në momentin kur foli zv/kryeministri për atë çka tha mbrëmë, sot kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqje. Ndoshta pas vendimit të drejtësisë amerikane për Mg do të jenë shumë të vlefshme për SPAK-un deklaratat që ai ka dhënë për drejtësinë amerikane për kryeministrin Rama.

Edhe në rastin e inceneratorit të Tiranës, janë arrestuar dy persona që nuk ka hedhur në QKB të ortakëve të shoqërisë, ndërkohë ai që ka lobuar për inceneratorët nuk është dënuar. Minimalisht nuk është marrë në pyetje Erion Veliaj, që është personi kryesor i lidhur me inceneratorin e Tiranës. Të lëvizin 430 milionë dhe të mos e dijë kreu i qeverisë, do të thotë se nuk e di për çfarë je. Nuk bën vaki që të mos e dijë”, tha ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit