Home Aktualitet A rrezikon Sh...

A rrezikon Shqipëria në rast shpërthimi të një centrali bërthamor në Ukrainë?

2100
0

Europa, kryesisht, mbetet e rrezikuar nga një sulm bërthamor rus. Baza kryesore të raketave bërthamore në Itali, Turqi, Belgjikë dhe kryesisht në Britani e Francë.

Ndërkohë Rusia ka marrë nën kontroll centralin bërthamor në Ukrainë, që është më i madhi në Europë. Frika është e madhe, kudo në shtetet europiane.

Por a është e rrezikuar Shqipëria, në rast shpërthimi të një centrali bërthamor në Ukrainë? Kostandin Dollani, ish-drejtues i Institutit të Mbrojtjes nga Rrezatimet, thotë se problemi me emergjencat bërthamore ka nisur që prej vitit 1998. Ai theksoi se Shqipëria nuk është e rrezikuar sepse ka struktura të posaçme që kujdesen për rrezatimin.

Pyetja lind se sa janë efikase këto masa?! Mund të premtohet, por problemi a ka qeveria plan evuakuimi dhe strehimi të qytetarëve? Ku do të futen kur askush nuk po pastron tunelet nëntokësore?

Nga ana tjetër, Dollani nënvizon se ka ekspertë që monitorojnë nivelin e rrezatimit në 8 pika, duke filluar me Tiranën. Ai theksoi se Çernobili përfshiu globin, kështu që në rast të një shpërthimi të mundshëm sigurisht do të ketë pasoja, por strukturat e posaçme do të marrin masa. ”Ne jemi të përgatitur për të kapur çdo rritje të mundshme të nivelit”.

Por prapë lind pyetja tjetër: Nëse arrijmë ti kapim dozat e shpërthimit bërthamor, por a mund të eliminojmë rrezatimin e njerëzve.

Kjo pyetje nuk ka përgjigje!

Mbetemi të lutemi që të mos shtypet kurrë butoni bërthamor. /Përgatiti: Nilda Halili/

-Por ja se çfarë thotë “Zëri i Amerikës” për këtë problem:

Sulmi i forcave ruse ndaj centralit më të madh bërthamor në Evropë, ka ngritur shqetësime mbi një katastrofë që mund të prekë të gjithë Evropën Qendrore për dekada, sikurse ajo që ndodhi pas aksidentit në centralin bërthamor të Çernobilit në 1986.

Ukraina është shumë e varur nga energjia bërthamore, me 15 reaktorë në katër stacione, që ofrojnë rreth gjysmën e energjisë elektrike të vendit.

Pas sulmit në Zaporizhia, Presidenti amerikan Joe Biden, Kryeministri britanik Boris Johnson, si dhe të tjerë udhëheqës të tjerë botërorë bënë thirrje për t’i dhënë menjëherë fund luftimeve atje.

Sipas ekspertëve problemi më i madh megjithatë është furnizimi me energji elektrike i centralit.

Nëse impianti do të mbetej pa energji, ai do të detyrohej ta siguronte atë nëpërmjet gjeneratorëve me naftë, të cilët janë shumë të pasigurt, pasi mund të dalin jashtë funksionit, apo t’u mbarojë karburanti. Mbetja e centralit pa enegji, do të bënte që uji që nevojitet për ftohjen e reaktorëve të mos qarkullonte. Ekspertët thonë se edhe mbyllja e reaktorëve nuk do të ndihmonte nëse sistemi i ftohjes do të dështonte në një mënyrë të tillë.

Ata thonë se shqetësimi i vërtetë nuk është një shpërthim katastrofik siç ndodhi me Çernobilin, por dëmtimi i sistemit të ftohjes, i cili është i domosdoshëm edhe kur reaktori është i mbyllur.

Sipas David Fletcher, ish ekspert i Energjisë Atomike në Mbretërinë e Bashkuar, ishte ky lloj dëmtimi që çoi në aksidentin në centralin bërthamor të Fukushimës.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit