Home Aktualitet Rritet numri ...

Rritet numri i fëmijëve miopë, alarmi i OBSH: Mbajini larg ekraneve

50
0

Organizata Botërore e Oftamologjisë ngre alarmin për rritjen e shpejtë të numrit të të vegjëlve të prekur nga miopia. Qëndrimi në ambiente të mbyllura dhe koha e gjatë mbi telefona ose ekrane të e tjerë digjitale janë shkaku i miopisë së shtuar tek fëmijët.

Prej disa muajsh në poliklinikën Qendrore në Tiranë është hapur shërbimi i Orthoptikës. Ky specialitet, pjesë e okulistikës identifikon anomalitë e syve kryesisht në moshat pediatrike. Strabizmi ose devijimi i shikimit nga njëri sy dhe ambliopia, syri dembel siç e quajnë mjekët, janë problemet më të shpeshta tek fëmijët e vegjël.

Mjekët tregojnë se kur duhet të nisin kontrollet e para të syve në moshat pediatrike. Shërbimi i Orthoptikës ka nisur depistimin e fëmijëve në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës për të identifikuar dhe korrigjuar problemet që në moshë të hershme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit