Home Aktualitet Rrogozhina pë...

Rrogozhina përsërit zgjedhjet në korrik, kurse për bashkinë Kukës nuk ka njoftim

137
0

Edison Memolla i PS-së dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë” do të kërkojnë sërish votat e qytetarëve të Rrogozhinës. Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, datën për përsëritjen e procesit të votimit do ta përcaktojë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

”Do të presim edhe ankimimet e fundit dhe brenda 3-4 ditëve do të bëjmë publike edhe datën e zgjedhjeve për përsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë, sapo të përfundojnë edhe ankimimet e fundit”,-tha Celibashi.

Në rastin e Kukësit, datën e zgjedhjeve duhet ta dekretojë Presidenti i Republikës. Deri më tani nuk ka ende një dakordësi mes Celibashit dhe Begajt që të kemi një datë për të dyja bashkitë.

Kryekomisioneri tregon që duhet t’u jepet mundësi partive politike që të bëjnë fushatë, sidomos në Kukës, garë në të cilën kandidatët do të jenë emra të rinj. Pasi presidenti Begaj të njoftohet nga kryeministri Edi Rama, brenda 48 orëve do të mësohet edhe data për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Kukës, që sipas kodit zgjedhor duhet të zhvillohen jo më herët se 30 ditë nga marrja e njoftimit dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit