Home POLITIKE Rruga e re pë...

Rruga e re për ”Skënderbegas”/ Damian Gjiknuri: Transformimi i Gramshit është i dukshëm, çojmë përpara projekte të tjera

468
0

Drejt përfundimit janë punimet në rrugën me gjatësi 4 kilometër të Njësisë Administrative “Skënderbegas” në Gramsh. Pas lotit të I dhe të II së shpejti fillojmë punimet për lotin e III për ta përmbyllur plotësisht këtë investim që u shërben qytetarëve të Gramshit. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Elbasan, bashkë me kryetarin e Bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe dhe deputetin e zonës Besian Ajazi, inspektuan punimet të cilat po ecin me ritëm të lartë. Gjiknuri pohoi ndër të tjera se transformimi i infrastrukturës në zonën e Gramshit nën qeverisjen socialiste këto 9 vitet e fundit është i dukshëm.

“Ky është një ndryshim i jashtëzakonshëm. E kam filluar si deputet në këtë zonë dhe e di shumë mirë sesi ka qenë gjendja në këtë rrugë. Gramshi nuk ka patur fare infrastrukturë deri në vitin 2013. Gjatë këtyre viteve të qeverisjes së Partisë Socialiste ndryshimet janë të dukshme. Gramshi është transformuar, me rrugën që lidh Gramshin me Banjën dhe Elbasanin, që nuk do mendohej se do ishte, por për shkak të interesit të qeverisë shqiptare u investuan mbi 50 milion euro për ta bërë të mundur atë rrugë”.

Gjiknuri nënvizoi edhe se qeveria i kushton një vëmendje të shtuar dhe investimeve në zonat rurale. Teksa siguroi dhe për përfundimin e projekteve të nisura, Gjiknuri tha se investimet do të vijojnë dhe në vepra të tjera infrastrukturore.

“Transformimi i lagjeve të Gramshit është i dukshëm. Më vjen mirë që projekti i Rilindjes Urbane është shtrirë dhe në zonat rurale. Kjo ka qenë një kërkesë e kahershme e banorëve. Sot kanë përfunduar dy lote të rrugës dhe së shpejti do përfundojë edhe loti i 3. Punët e nisura nuk do t’i lëmë në mes. Zona e “Skënderbegasit” është një zonë që ka prodhimtari, sidomos në frutikulturë. Nga kjo pikëpamje impakti ekonomik do të jetë shumë i madh dhe është bërë dhe ujësjellësi. Ju garantoj që me vëmendjen e qeverisë, progresi do vijojë të jetë i dukshëm. Së bashku do vijojmë të çojmë përpara projekte të tjera”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit