Home Aktualitet Rudina Hajdar...

Rudina Hajdari: Krerët e partive zgjidhen nga vullneti i lirë jo nga procese gjyqësore

114
0

Ish-deputetja Rudina Hajdari është shprehur kundër procesit gjyqësor që po mbahet sot për vulën e Partisë Demokratike.

“Çka po ndodh është paprecedentë, në çdo vend të botës, edhe në vendet diktatoriale kreu i opozitës zgjidhet nga populli jo në gjykatë, jemi në kushtet ku po shkelen me këmbë parimet demokratike, duhet të zgjidhen, të zgjidhet nga anëtarët e asaj partie përkatëse.

Dua t’i kujtoj partisë gjykatës shoqërisë që është një problem që na përket të gjithëve nuk mund t’ua mohojë që me votën e tyre kanë zgjidhur rrugën e tyre, PD nuk mund të trajtohet nga një plaçkë nga një trupë gjykuese nëse kjo pronë i përket Sali Berishës apo zotit Basha. Në këtë mënyrë duhet t’ja lëmë popullit të vendosë siç ka vendosur, ajo çka më shqetëson mua është se fakti se jemi para një procesi që po e trajton PD si të ishte një pronë private.

PSd është një aset publik, ka 32 vite që ekziston, ka studentët që kanë sakrifikuar jetët e tyre, PD është ajo parti që nëpërmjet kontribuesve të ndryshëm zgjedh anëtarët e PD, nuk duhet të lejojmë, e inkurajoj ta shikojë me vëmendje që kurrën e kurrës, unë e jam e shqetësuar për të ardhmen e këtij vendi, i gjithë procesi është falsitet, s mund të kemi një proces të tillë që trajtohet si pronë private, gjykata të jetë vigjilente. Jam e bija e Azem Hajdarit njeriut që dha jetën, sot i bëj thirrje gjykatës. Partitë që janë në çdo cep të vogël të botës, kryetarët zgjidhen nga vullneti i lirë dhe jo nga procese gjyqësore. Opozita duhet të zgjedhë vetë me votën e lirë”, deklaroi Rudina Hajdari.

Përkatësia e vulës dhe logos së Partisë Demokratike pritet të zgjidhet këtë të premte nga Gjykata e Apelit. Pasi seancat gjyqësore janë shtyrë disa herë, sot gjykata mund të dalë me një vendim ku do të mësohet nëse partia më e  madhe opozitare do të jetë nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit