Home Bota ”Rusia ...

”Rusia po rigrupon ushtrinë”, Kievi zyrtar: Putin po shqyrton opsionin e ndarjes së Ukrainës më dysh

168
0

Ushtria ruse nuk është në gjendje të avancojnë askund në Ukrainë, edhe pse forcat po rigrupohen. Qeveria e Kievit saktëson se pushtuesit po përpiqen të përforcojnë pozicionet që kanë aktualisht nën kontroll. Ushtria ukrainase thekson se Rusia ka tërhequr ushtarët me të cilët rrethonte Kievit, pasi mori humbje të konsiderueshme.

Inteligjenca ukrainase pohon se presidenti rus, Vladimir Putin, po shqyrton opsionin e ndarjes së Ukrainës më dysh, njëjtë si modeli i Koresë së Veriut dhe Jugut.

Në 24 orët e fundit, forcat ruse kanë bombarduar rajonin e Kharkiv për më shumë se 200 herë me disa lloje raketash e armësh, përfshirë ato të ndaluara. Po ashtu vijon situata e rëndë në Mariupol, aty ku mbi 160 mijë banorë kanë mbetur prej javësh pa ushqime, ujë dhe ilaçe.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit