Home Magazine Sa hapa të du...

Sa hapa të duhen në ditë për të mos u plakur truri?

276
0

Ata që bien pre e ndjenjave të fajit pas darkës së Vitit të Ri, tashmë më 4 janar kanë veshur rroba sportive dhe kanë filluar të vrapojnë, të ngrejnë pesha në palestër, mund të lexojnë më tej.

Sikur të mos mjaftonte premtimi për të shlyer festimin e fundvitit dhe për të hequr qafe kilogramët e tepërt të grumbulluar mes Krishtlindjeve, Vitit të Ri dhe adrenalinën që jep doza ditore e sportit të shëndetshëm, sipas një ekipi ndërkombëtar studiuesish, ushtrimet fizike mund të përmirësojnë gjithashtu shëndetin e trurit.

Autorët e studimit, të botuar ditët e fundit në ‘Journal of Alzheimer’s Disease’, shtojnë prova të tjera që forcojnë ‘lidhjen magjepsëse’ midis lëvizjes së rregullt dhe përfitimeve për mendjen.

Aktiviteti fizik dhe zonat e trurit

Hulumtimi, në detaje, tregon se aktiviteti fizik lidhet me rritjen e madhësisë së zonave të trurit të rëndësishme për kujtesën dhe të mësuarit. Shkencëtarët ekzaminuan skanimet e trurit MRI (imazhe me rezonancë magnetike) të 10,125 njerëzve, teste të kryera në një rrjet qendrash imazherie të pranishme në zona të ndryshme të botës, veçanërisht në Amerikën e Veriut.

Ajo që doli nga analiza ishte se ata që praktikonin rregullisht aktivitete fizike si ecja, vrapimi ose sportet kishin vëllime më të mëdha të trurit në zonat kryesore, duke përfshirë lëndën gri, e cila ndihmon në përpunimin e informacionit dhe lëndën e bardhë, e cila lidh rajone të ndryshme të trurit, si dhe hipokampusin, i cili është i rëndësishëm për kujtesën.

Hulumtimi ynë – shpjegon neuroradiologu Cyrus A. Raji – mbështet studimet e mëparshme që tregojnë se të qenit fizikisht aktiv është i mirë për trurin. Ushtrimet jo vetëm që zvogëlojnë rrezikun e demencës, por gjithashtu ndihmojnë në ruajtjen e madhësisë së trurit, gjë që është thelbësore ndërsa plakemi.’

4 mijë hapa në ditë janë të mjaftueshme

Dhe ka edhe më shumë: ‘Ne zbuluam – shton David Merrill, bashkëautor i studimit se edhe nivelet e moderuara të aktivitetit fizik, si për shembull të bësh më pak se 4 mijë hapa në ditë, mund të ketë një efekt pozitiv për shëndetin e trurit. Pra, ‘më pak se 10,000 hapat e sugjeruar shpesh, duke e bërë atë një objektiv më të arritshëm për shumë njerëz’.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Shendeti

Më shumë nga Shendeti

Lajmet e Fundit

Te Fundit