Home Sporti Sacchi analiz...

Sacchi analizon Seria A: Interi shumë i fortë, Juventus mund të befasojë

85
0

Arrigo Sacchi së fundmi ka bërë një analizë në La Gazzetta dello Sport për sezonin e ri që pritet të nisë në Seria A. Sipas tij Interi ende mbetet e favorizuar.

“Inter. Një skuadër e gjerë, me shumë eksperiencë dhe lojtarë cilësorë. Në sulm ata kanë potencial të jashtëzakonshëm. Inzaghi? Ai është përmirësuar shumë, shpresoj të marrë gjithnjë e më shumë guxim dhe të mos nevojitet një njeri më shumë në mbrojtje në lojën e ndalur.

Juventusi i Allegrit? Duhet të befasojë pozitivisht, zakonisht nuk humbasin dy kampionate radhazi. Pyetja e pyetjeve megjithatë është: a do të dinë të luajnë si 11 futbollistë? Apo do të përqendrohen te faza mbrojtëse?

Milani? Nuk ka individualitetet e Interit apo Juves, por as limitet e tyre në lojën ekipore. Ata do të duhet të jenë të shkurtër dhe kompakt, me pasime të shpeshta”, deklaroi Sacchi. /R.Lika-Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit