Home POLITIKE Sali Berisha:...

Sali Berisha: Do të nisim një valë protestat në mbarë Shqipërinë

164
0

Sali Berisha paralajmëron nisjen e një vale protestash në të gjithë Shqipërinë. Gjatë takimit këtë të dielë me demokratët në Përmet përmes “Foltores”, lideri historik i PD-së tha se s’ka mision më të madh sesa ky që përmbushet para së gjithash duke u bashkuar, duke bashkuar çdo kontribut.

“Të ngrihemi si parti në misionin e madh opozitar për të shpëtuar Shqipërinë nga një regjim i bazuar në krimin, vjedhjen e qytetarëve, varfërimin e tyre, largimin e shqiptarëve nga Shqipëria.

S’ka mision më të madh se sa ky mision përmbushet para së gjithash duke u bashkuar, duke bashkuar çdo kontribut, duke qëndruar të pamposhtur si opozitë e vërtetë, duke hapur partinë drejt prurjeve të reja. Në këtë mënyrë ne do mbjellim shpresën e cila është jetike për shqiptarët sot.

Do mbjellim besimin tek qytetarët shqiptarë, demokratë, ne i arrijmë qëllimet nëse njohim përgjegjësitë tona. Arrijmë qëllimet tona duke njohur gabimet tona. Unë i pari kam kërkuar ndjesë e i kam njohur ato në mënyrë të përsëritur”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit