Home Aktualitet Salianji: Dol...

Salianji: Doli mashtrimi i Bashës me ndërkombëtarët, njerëzit e Ramës i thanë…

217
0

Pas ambasadës së SHBA-së së Tiranë, edhe delegacioni i BE-së, thotë se nuk janë të përfshirë në asnjë ndërmjetësim sa i takon tejkalimit të krizës në komisionin e posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, siç tha dje Lulzim Basha.

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji u shpreh se e vetmja ndërhyrje te Lulzim Basha është nga njerëzit e kryeministrit Edi Rama. Duke ndikuar te Basha, sipas Salianjit, Komisioni i Reformës Zgjedhore është kthyer në një komision “me partizanët e Ramës”. Për deputetin e Rithemelimit, ra edhe miti i mbështetjes së Bashës nga ndërkombëtarët.

“Basha ka një vit që nuk vjen në parlament. Ditën që erdhi mashtroi dhe detyroi tri ambasada të reagojnë. Nuk tha se përse ky parlament sipas tij, nuk po funksionin. Nëse do të kishte shqetësim për interesi publik e kryesisht votuesit demokratë, padyshim që shërbëtori i Berishës dikur, po i shërben Ramës sot. Ecën sipas interesave tërësisht personale”.

Demokrati këmbëngul se është e qartë që Basha është në anën e PS-së. “Qartësisht, tani është në mazhorancë. Përfiton gjëra të tërthorta, një prej tyre është komisioni i reformës zgjedhore. Jam i bindur që edhe deputetët e atij grupi nuk janë të gatshëm që të votojnë për të instaluar akoma më shumë Ramën në pushtet”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit