Home Aktualitet Salianji: Kry...

Salianji: Kryebashkiaku i Lushnjës s’është “peshku i madh”, duhet hetim deri në rrënjë

6
0

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Ervin Salianji teksa e ka cilësuar një fillim të mbarë goditjet kundër korrupsionit dhe aksionin e djeshëm të SPAK për arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, theksoi se hetimi duhet të shkojë tek ‘rrënjët’.

I ftuar në “News24” Salianji tha se kryebashkiaku Tushe nuk është ‘peshku i madh’, ndërsa shtoi se për të disa herë PD ka denoncuar lidhjet e tij me krimin por dhe me bandën ‘Hakmarrja për drejtësi’.

Ju e konsideroni një fillim të mbarë aksionin ku u arrestua kryebashkiaku i Lushnjës?

“Fillimi i mbarë është që goditet në çdo nivel korrupsioni. Çdo lajm ku organet ligjzbatuese vendosin para ligjit çdo abuzues që abuzon me detyrën apo kryen korrupsion, është një lëvizje që i shërben dhe nxitet nga opozita dhe shoqëria. Ne e kemi denoncuar prej kohësh jo vetëm kryebashiakun që u arrestua dje, por për lidhjen e tij të forta me një grup kriminal që është ‘Hakmarrja për drejtësi’, për lidhjen dhe kontaktet me zv.kryeministrin apo me kryeministrin, apo me tenderat dhe pasuritë publike që i di i madh dhe i vogël që janë bërë në Bashkinë e Lushnjës. Është fillim i mbarë, por jo i mjaftueshëm nëse nuk shkon deri në rrënjë”,- tha Salianji.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit