Home Aktualitet Samiti i Proc...

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, Petrit Vasili: Rama si sekser dhe trafikues i ‘‘Open Balkan‘‘

46
0

Një ditë para Samitit të Procesit të Berlinit, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili drejton gishtin nga kryeministri Edi Rama, që sipas tij do të jetë sekser dhe trafikues i “Open Balkan”.

Vasili i kujton Edi Ramës, deklaratën e pak kohëve më parë, ku shprehej se “procesi i Berlinit s’do jetë i përjetshëm”. Sipas Vasilit, Open Balkan përveç ndarjes, përçarjes, konfliktit dhe vasalizimit ndaj Serbisë nuk solli asgjë tjetër.

“Por të gjitha aktet zyrtare shtetërore të Open Balkan janë ne fuqi dhe nuk janë shfuqizuar, me qëllimin e mbrapshte, për tu përdorur në mënyrë të pabesë sa herë që tu krijohet hapësira për të ringjallur kufomën e Open Balkan. Edi Rama nuk guxoi as ti shfuqizonte këto marrëveshje shtetërorë te Open Balkan si prove mirëbesimi përpara uljes nesër ne tavolinën e Procesit të Berlinit”, shkruan Vasili.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit