Home Bota Seanca e parë...

Seanca e parë në Hagë për luftën ruse, Ukraina: Putin po bën gjenocid

182
0

Lufta ruse në Ukrainë tashmë ka mbërritur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Përfaqësuesi i Kievit kërkoi një urdhër emergjent për ndalimin e menjëhershëm të pushtimit. Ambasadori rus, Aleksandër Shulgin tha se qeveria e tij nuk ka ndërmend të jetë pjesë e procedurë. Kryegjyqtarja e gjykatës më të lartë të kombeve të Bashkuara pati një koment për këtë vendim.

“Gjykatës i vjen keq për mos paraqitjen e Federatës Ruse në këto procedura verbale”, tha presidentja e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë Joan Donoghue. Përfaqësuesi i Ukrainës, Anton Korineviç, nënvizoi se “fakti që karriget e Rusisë janë bosh flet shumë”.

Përfaqësuesi i Kievit akuzoi Moskën për abuzim me Konventën për Gjenocid, duke përdorur pretendime false të një gjenocidi jo ekzistent si pretekst të rremë për të justifikuar pushtimin. Po ashtu nuk munguan akuzat se Putin po gënjen me pretendimet e tij dhe se civilët në Ukrainë po vriten.

”Rusia duhet të ndalet dhe Gjykata ka një rol për të luajtur në ndalimin e saj. Prandaj populli në Ukrainë, qeveria dhe presidenti Volodymyr Zelensky, ju kërkojnë me respekt por me urgjencë për të pranuar kërkesën tonë për masa provizore”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit