Home Aktualitet Sekretet dolë...

Sekretet dolën sheshit, që nga lëvizjet e Çelës e deri tek atentatet e mundshme ndaj Bashës dhe Kurtit

730
0

Sekretet dolën sheshit, dhe informacionet ”Top Secret” për ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri, e deri tek të dhënat e administruara nga policia për atentate të mundshme, janë disa nga të dhënat e publikuara nga grupi i hakerave, ”Homeland Justice”, që ka marrë përsipër sulmin kibernetik ndaj sistemeve të policisë.

Materialet e siguruara janë marrë nga posta elektronike dhe apo sistemet që kishte në përdorim ish-kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Të dhënat e publikuara flasin për një disa atentate, ku në shënjestër janë vënë dhe personazhe të rëndësishme të politikës. Mes tyre kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ish-kreu i PD, Lulzim Basha.

Informacionet e publikuara japin detaje apo të dhëna rreth personave me precedentë të theksuar kriminal, mes tyre dhe Talo Çela. Takimet që ky i fundit zhvillonte lirisht në Tiranë ndonëse në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Materialet e publikuara mbroheshin nga sekreti hetimor dhe klasifikimi i tyre si të tilla ishte minimalisht për një afat 15-vjeçar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit