Home Aktualitet Sekretet e Sh...

Sekretet e Shqipërisë së vitit 1997/ Fotoreporteri Gent Shkullaku flet për eksperiencën e tij në “KOHA JONE”

80
0

Fotoreporteri i ‘97-ës Gent Shkullaku, tregoi bashkë me gazetaren Rudina Xhunga në emisionin “Shqip” në Dritare Tv, tmerrin që kishin parë në ‘97-ën. Shkullaku e nisi rrëfimin me Cërrikun për ta vijuar më pas me revolten e Lushnjës në janar, e pastaj me Vlorën.

Në sytë e fotoreporterit, në ‘97-ën shqiptarët panë një Shqipëri të përgjakur, me era barut dhe plot armë. Por pavaresisht se pasojat e armëve u ndjenë gjatë thote Shkullaku, dëshira e shqiptarëve për të ecur përpara ishte më e madhe.

Gjatë rrëfimit të Shkullakut, ai tregoi edhe për eksperiencën e tij në Gazetën “KOHA JONE” ku ndër të tjera fotoreporteri u shpreh:

Gent Shkullaku: “Sic ka qenë historia t’i thoje Nikoll Lesit (drejtori i gazetës KOHA JONE) do shkoj filan vend, ok thoshte ai, merrni me vete pajisjet dhe nisuni”

Rudina Xhunga:Nikolla ka qenë shef shumë i mirë, mua tani që më merr malli, për dikë që kishte pasion për punën ai ishte Nikolla. Ok, ka pasur edhe Tanin e Topit por Nikolla ishte shefi i parë që kishte pasionin e madh të punës”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit