Home Aktualitet Sekuestrohen ...

Sekuestrohen pronat e zëvendëspresidentes greke të Parlamentit Europian dhe familjarëve të saj në Greqi

123
0

Të hënën në mëngjes (12 dhjetor), kreu i Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave, Zëvendës Prokurori i Nderit i Gjykatës së Lartë, Charalambos Vourliotis, urdhëroi ngrirjen e aseteve të zëvendëspresidentes së Parlamentit Evropian, Eva Keili dhe anëtarëve të familjes së saj në Greqi.

Sipas informacioneve, si Eva Kaili ashtu edhe bashkëshorti i saj kishin një firmë pasurish të paluejtshme.

Z. Vourliotis, sipas informacioneve, është zhvendosur menjëherë pas zhvillimeve në Belgjikë, për të siguruar asete, të cilat mund të vijnë nga aktivitete të paligjshme në Greqi që përfshijnë prona, llogari, kompani, etj.

Lajmi për ti sekuestruar pasuritë i është njoftuar tashmë institucioneve greke të kredive, por edhe shërbimeve kompetente shtetërore (zyrat e regjistrimit të tokës) dhe ka të bëjë si me eurodeputeten e ndaluar, ashtu edhe me të afërmit e saj të ngushtë (prindër, vëllezër e motra).

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit