Home Aktualitet Sekuestrohet ...

Sekuestrohet kokainë, disa të arrestuar në Tiranë

28
0

Disa persona janë arrestuar në Tiranë, pasi janë kapur me lëndë narkotike kokainë. Burime nga uniformat blu të kryeqytetit bëjnë me dije se në një lokal janë gjetur kokainë, paisje që përdoreshin për ushtrimin e lojrave të paligjshme të fatit dhe një shumë parash.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. H., 20 vjeç, H. H., 32 vjeç dhe J. G(Gj) dhe punohet për kapjen e shtetasit B. H., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtuar në lokalin në pronësi të shtetasit B. H., 30 vjeç dhe 2 vëllezërve të tij shtetasit H. H., 32 vjeç dhe J. G(Gj) dhe me punonjës (kamarier) shtetasin E. H., sherbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, paisje që përdoreshin për ushtrimin e lojrave të paligjshme të fatit dhe një shumë parash,” thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu është arrestuar edhe një 47-vjeçar, pasi në banesë iu gjet kokainë dhe një një përforcues grushti.

“A. H., 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një përforcues grushti,” thuhet në njoftimin e policisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit