Home Aktualitet Selia blu, ga...

Selia blu, gazetari: Sherret në PD vijojnë deri në zgjedhjet e vitit 2025

42
0

Çfarë do të ndodh me PD-në? Gazetari Romir Saraçi tha në një intervistë për ”Euronews Albania”, se krisja brenda Partisë Demokratike do të vijojë deri për zgjedhjet e ardhshme në vitin 2025.

Për të ky konflikt i brendshëm i intereson pikërisht kryeministrit Edi Rama i cili do të vazhdojë i qetë me qeverisjen e tij pa opozitarizëm funksional.

”Duke pasur një opozitë të përçarë të tillë ai vazhdon të largojë vëmendjen nga këto qindra skandale që ndodhin. Komisionet hetimore a duhen ngritur? Beteja në shesh a duhet vazhduar? Patjetër! Kush mund t’i bëjë këto? Vetëm një opozitë e fortë. A është opozita e zotit Basha që mund t’i bëjë këto? Nuk ka as mundësinë e numrave, as fuqinë për në terren. Kam 10 vjet që prej që opozita të bëjë punën e saj dhe nuk kam më besim”,-tha Saraçi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit