Home Bota Serbi-SHBA, m...

Serbi-SHBA, mbajnë një stërvitje të përbashkët ushtarake afër Bujanocit

92
0

Forcat e Armatosura të Serbisë kanë marrë pjesë në stërvitjen e përbashkët ushtarake “Platinum Wolf 23”. Në këtë aktivitet morën pjesën Zv.Presidenti, njëherazi ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq, së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq. Në stërvitje mori pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill.

Sipas mediave serbe, në stërvitje morën pjesë rreth 600 oficerë, nënoficerë dhe ushtarë të forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bosnjë-Hercegovinës, Britanisë së Madhe, Greqisë, Italisë, Hungarisë, Rumanisë, Maqedonisë së Veriut, Sllovenisë dhe Serbisë.

Ministri Vuçeviq, pas stërvitjes, i përgëzoi të gjithë pjesëmarrësit për ushtrimin e realizuar me sukses dhe e vlerësoi atë si “shumë të mirë”. Siç theksoi ai, Forcat e Armatosura të Serbisë për të tetën herë organizojnë stërvitjen më të madhe ushtarake ndërkombëtare në territorin serb.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit