Home POLITIKE Serbia shtang...

Serbia shtang Portugalinë dhe shkon në Kupën e Botës, Kosova barazon ndaj Greqisë (VIDEO)

1157
0

Kualifikueset e Kupës së Botës në Europë kanë sjell emocione të shumta mbrëmjen e sotme. Spanja dhe Serbia siguruan një biletë për në Katar falë fitoreve në minutat e fundit.

Spanja mori një fitore 1-0 në shtëpi ndaj Suedisë, një rezultat që e kualifikon për në Kupën e Botës. Golin e vetëm e shënoi Morata 4 minuta nga fundi i ndeshjes.

Portugalia pësoi një humbje shokuese 1-2 në shtëpi ndaj Serbisë. Renato Sanches zhbllokoi rezultatin që në minutën e dytë, por Dusan Tadic barazoi në të 33-tën. Serbia më pas do të dominonte duke qenë shumë herë pranë golit të fitores dhe të kualifikimit. Në fundion e ndeshjes, Mitrovic shënoi dhe golin e kualifikimit, ndërkohë që luzitanët do të luajnë në fazën play-off.

Kosova ia doli të merrte një barazim historik 1-1 ndaj Greqisë. Masouras shënoi fillimisht për vendasit, por në minutën e 76-të, Amir Rrahmani gjeti golin e barazimit pas një krosimi të bukur nga e djathta. /R.Lika-Koha Jonë/


LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit