Home Aktualitet Sezon veror i...

Sezon veror i vështirë, Klosi: Nuk jemi gati për fluks turistësh

17
0

Edhe pse Shqipëria nuk është në zonën e kuqe të rrezikut nga Covid-19 dhe i ka hapur portat për turistët ane mbarë botës, takimi i Komitetit të Turizmit dhe tur operatorët e në Durrës, nxorri në pah disa problematika që bëjnë këtë sezon mjaft të vështirë.

Kjo jo vetëm për faktin që është sezoni i parë pas kufizimeve të pandemisë, por dhe nga fakti që kapacitetet akomoduese në vend, ende nuk janë gati për të pritur një fluks të mundshëm të muajit korrik dhe gusht.

Këto fakte i ka nënvizuara vetë ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, i cili theksoi se ende nuk kemi dalë nga pandemia dhe për rrjedhojë synimi kryesor këtë sezon do të jetë ruajtja e jetës së pushuesve.

Përfaqësuesit e operatorëve turistike midis të tjerave kërkuan që të shtyhej afati i fiskalizimit, pasi nuk janë ende gati. Operatorët turistikë u shprehën gjithashtu se duhet të bëhet më tepër promovim i hapjes së Shqipërisë për turistët e huaj, pa masa ndaluese për shkak të pandemisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit