Home Bota SHBA jep 1 mi...

SHBA jep 1 miliard dollarë ndihma të tjera ushtarake për Ukrainën

50
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ofrojnë 1 miliard dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën. Administrata e presidentit Joe Biden ka njoftuar se kjo do të jetë dërgesa më e madhe deri më tani e raketave, municioneve dhe armëve të tjera që do të dërgohet direkt nga depot e Departamentit të Mbrojtjes tek forcat ukrainase.

Premtimi për një dërgesë masive të armëve vjen pasi analistët paralajmëruan se Rusia po lëvizte trupat dhe pajisjet në drejtim të qyteteve që ndodhen në portet jugore për të shmangur një kundërofensivë të forcave ukrainase.

Ndihma përfshin raketa shtesë për Sistemet e Raketave të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë, “HIMARS”, si dhe mijëra municione të tjera artilerie, sisteme mortajash, raketahedhës “Javelins” dhe pajisje të tjera.

Komandantët ushtarakë dhe zyrtarë të tjerë amerikanë pohojnë se “HIMARS” dhe sistemet e artilerisë kanë qenë vendimtare në luftën e vazhdueshme të Ukrainës, kjo për të ndalur përparimin e Rusisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit