Home Bota Shefi i NATO-...

Shefi i NATO-s: Ka shenja që Rusia i ka kërkuar armë Kinës

63
0

Shefi i NATO-s, thotë se kanë disa shenja që Rusia ka kërkuar ndihmë ushtarake nga Kinë në mënyrë që t’i vijnë në ndihmë me luftën në Ukrainë. Komentet vijnë në një kohë kur presidenti i Kinës Xi Jinping është takuar me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë.

“Nuk kemi parë asnjë provë që Kina po i jep ndihmë ushtarake Rusisë, por kemi parë disa shenja që ka pasur një kërkesë të tillë nga Rusia dhe kjo është një çështje që po konsiderohet në Pekin nga autoritetet kineze”,-tha Jens Stoltenberg për gazetarët gjatë një konferencë për mediat në Bruksel.

Shefi i aleancës ushtarake i bëri apel Kinës që të mos ia ofrojë këtë lloj ndihme Rusisë pasi “kjo do të ishte mbështetje e një lufte të paligjshme”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit